Tirana me rrugë elektorale
Rrugë të degraduara prej vitesh. Por duket se tashmë në kohë fushate, Bashkia e Tiranës është sulur për të mbuluar me asfalt çdo gropë të kryeqytetit për të nxjerrë ndonjë votë nga qytetarët.
Mjafton të shohësh në çdo lagje të Tiranës, të cilat deri më dje kanë qenë në gjendje të mjerueshme, tashmë me afrimin e zgjedhjeve ka filluar rregullimi diku i pjesshëm dhe diku i plotë.
Porcelani është një prej zonave ku bashkia ka vendosur të ndërhyjë pikërisht pak ditë para 25 prillit
Banorët vetë shprehen se e kuptojnë që ndërhyrjet kanë qëllim elektoral.
“Kjo nuk ishte e prishur ishte e mirw, nuk ishte keq. Zakonisht në kohë fushate punohet” thonë qytetarët.
Banorët dëshirojnë që punimet të mbyllen sa më shpejtë, pasi besojnë se pas zgjedhjeve, askush nuk do të kujtohet më për ta.