Shpërthim me bombë në Pakistan, humbin jetën 4 persona, objektivi i sulmit ambasadori kinez
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan, ku për pasojë e një shpërthimi bombe në një hotel kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 12 të tjerë.
Ambasadori kinez në Pakistan dyshohet të ketë qenë objektivi i sulmit në parkun e makinave të Hotel Serena, thonë korrespondentët.
Pretendohej se ai ishte në Quetta, kryeqyteti i provincës Balochistan afër kufirit afgan, por në atë kohë për fat të mirë nuk ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.
Sipas BBC, talibanët pakistanezë kanë pretenduar sulmin, pa dhënë detaje.
Në muajt e fundit grupi dhe organizatat e tjera militante, kanë shtuar sulmet në zonat fisnore pranë kufirit me Afganistanin.

Automjeti shpërtheu në parkun e hotelit dhe zjarri u përhap edhe tek disa automjete të tjera afër.
Hotel Serena është më i njohuri në Quetta dhe aty qëndrojnë zyrtarët qeveritarë dhe personalitete të larta.


