Skandali me të dhënat e 910 mijë qytetarëve, i del emri edhe Erion Veliajt

Kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i mësuar me sulmet ndaj medias që nuk i ka në “patronazh”., sulmoi Lapsi.al si një portal ordiner pak ditë pasi ky i fundit publikoi skandalin e të dhënave personale të 910 mijë votuesve në Tiranë.

Lexo edhe: I marrin të dhënat personale/ Revoltohet Veleshnja pas zbulimit të patronazhistit: Nuk do votoj kurrë PS

Dhe Veliaj paska patur të drejtë të nervozohet.

Sipas rezultateve të kërkimit del se janë të paktën 16 patronazhistë që përmendin emrin e E.Veliajt.

Në foto e mëposhtme, publikuar nga Lapsi.al, mund të lexoni komentet e patronazhistëve që përshkruajnë si vota të sigurta 16 qytetarë, të referuar nga E.Veliaj.

Në dokument janë edhe emrat e qytetarëve që ka referuar drejtuesi politik i fushatës së PS-së, janë edhe emrat e patronazhistëve që kanë marrë porositë e tij.

Rezultatet e kërkimit në Databazë nuk përbëjnë më habi dhe i shtohen qindra detajeve të dokumentit, që të çojnë vetëm në dyert e selisë së PS-së, ose maksimumi në dyert e Bashkisë së Tiranës, ku janë përpunuar të dhënat.

Sipas Lapsi.al, vetëm SPAK ka mbetur në vendnumëro dhe vazhdon kërkon dokumentin në redaksinë e portalit që zbuloi i pari këtë skandal.

Lexo edhe: SPAK, një qen roje i PS