Pa strehë dhe bonus qiraje, familja në Zall-Bastar kërkon ndërtimin e shtëpisë, asnjë ndihmë nga Bashkia
Një familje me 6 anëtare në Zall-Bastar të Tiranës prej një viti e gjysmë nga tërmeti ka mbetur pa strehë. Gjithashtu nuk i është dhënë as bonus qiraje.
Tërmeti i 26 nëntorit i la të pastrehë të 6 pjesëtarët e familjes Dërvishi në njësinë administrative Zall-Bastar.
Mure të plasaritura dhe çatia e shtëpisë e rënë. Kjo është gjendja e shtëpisë.
Ekipet e vlerësimit e kategorizuan banesën me dëm të nivelit DS3,por për kryefamiljaren Merita tërmeti dha goditjen e fundit shtëpisë së saj, pasi në të nuk mund të banohej.
"Nuk jetohet këtu, çatia ka rënë komplet.Edhe muret duke rënë janë. Jam pa banesë."
Bonus qiraje nuk kanë përfituar dhe të vetmen ndihmë që kanë marrrë është nga të afërmit. Ata i kanë dhënë strehë të përkohshme.
"Për momentin te shtëpia e kunatit, nuk kam shtëpi. Është dëmtuar nga tërmeti."
Kërkojnë ndihmë, të paktën ndërtimin e një shtëpie në sipërfaqen e tokës që kanë në pronësi të tyre.
"Dua vetëm një shtëpi për kalamajt, një dhomë sa të hyj brenda. Kjo nuk është shtëpia ime."