Dhuna ndaj gazetarit Ronaldo Sharka dhe grup-xhirimit të Ora News, "Reporterët pa Kufij": Hera e dytë brenda një jave në prani të Veliajt
Organizata ndërkombëtare "Reporterët pa Kufij" reagon pas dhunës që mbështetës të PS dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ushtruan ndaj gazetarit Ronaldo Sharka dhe grupit të xhirimit të Ora News.
Sipas "Reporterëve paa Kufij", "Ekipi i Ora News është sulmuar nga mbështetësit e Partisë Socialiste, partisë në pushtet. Një pengesë e dytë për lirinë e shtypit brenda një jave, në prani të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Reporterët pa Kufij” bëjnë thirrje për hetim dhe kërkim ndjese nga liderët politikë, në këtë rast kryebashkiaku Veliaj.

Një ditë më parë ishte Rrjeti i Gazetarëve të Sigurtë “SafeJournalist” i cili reagoi pas ngjarjeve në Kavajë ku njerëz pranë kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj sulmuan fizikisht gazetarin Ronaldo Sharka dhe grupin e xhirimit të Ora News. Ndërsa nuk ka munguar as reagimi i Unionit Shqiptar të Gazetarëve.