Audioskandali i Artan Lames, premton legalizime të paligjshme për 100 mijë objekte në këmbim të votës

Në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit, materialet e publikuara nga mediat dhe gazetarët zbulojnë një tjetër skandal pas atyre të rrjedhjes dhe përdorimit të të dhënave personale të qytetarëve.

Këtë herë Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ka hartuar një skemë manovrimi në mënyrë që të përfitojë votat familjet që janë në proces legalizimi e të cilat në bazë të ligjit nuk përfitojnë.

Në një audioregjistrim të publikuar nga gazetari Artan Hoxha dëgjohet kreu i kadastrës Artan Lame i cili në një mbledhje me dyer të mbledhura vë në lëvizje strukturat e tij në favor të PS, pas direktivave që siç thotë ka marrë në takim me kryministrin

Atëherë u ra ndakort në këtë takim që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë

Sipas audios së publikuar Lame kërkon që qytetarët të mbahen pranë PS edhe duke i gënjyer me leje legalizimi.

"Që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, i ktheve për mall për palën tjetër, pra do vazhdojnë të trajtohen, do shikohet, do ta trajtojm, do ta diskutojm, do ta rishohim ëëë, atë, ëë kur të rishihet ëë legjislacioni…"

Në lidhje me përgjimin, reagoi edhe vetë kreu i Kadastrës Artan Lame i cili theksoi se biseda i përket vitit 2017.

"Aty jemi pas zgjedhjeve të atij viti, pra nuk mblidhemi për të blerë vota se votat i kishim marrë, dhe po diskutojmë se si do të trajtojmë objektet që, me ligjin e trashëguar nga Saliu, nuk mund të legalizoheshin dot."

Lame thotë se të gjitha shifrat që përmenden në bisedën e tij ai i ka thënë edhe publikisht

"Pra, aty them 150 mijë legalizime, sot kemi tejkaluar 210 mijë. Aty them që kanë mbetur edhe 170 mijë por ndërkaq prej këtyre 60 mijë të tjera u bënë. E vetmja shifër ku nuk lëviz, janë rreth 90.000 ndërtime që nuk mund të legalizoheshin me ligjin e asaj kohe dhe këtë e kam thënë sa e sa herë edhe në media".

Kreu i Kadastrës në reagimin e tij thekson se ligji i vitit 2020 parashikon zgjidhje për të gjitha kategoritë që përmenden në bisedën e publikuar ndërsa shton se e folura e tij aty është politike.

Reagon Meta: Pres nga Drejtësia të nisë menjëherë hetimet. Mos detyroni popullin t’ju arrestojë…



Vasili: Qeveri maskarenjsh, zyrat e shtetit në zyra biznesi elektoral kriminal

Zbardhja e audio përgjimit te Artan Lames:

Është bërë një takim tek kryeministri para rreth nji muaji për proçesin e legalizimeve në vijim, unë kam paraqitur situatën e kam iniciuar unë vetë takimin për të informuar dhe atë po dhe për të marrë një input politik që ore si do vazhdoj proçesi, ëëë dhe llogjika ime ka qene kjo:

Në këto 320 mijë, objekte që, që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur 170 tjera, në këto 170 të tjera vetëm rreth 60, se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim, vetëm rreth 60 mijë bëhen…

…të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra do vazhdojnë të trajtohen, do shikohet, do ta trajtojm, do ta diskutojm, do ta rishohim ëëë, atë, ëë kur të rishihet ëë legjislacioni…

…i hodhe në krahun tjetër dhe me një herë në qoftë se legalizimet nuk u përdoren nga PD-ja nuk u zunë në gojë këto katër vjet, nuk u zunë pikërisht se e konsideruan betejë të humbur, kudo që do ta përmendnin menjëherë ne do ti thonim njerëzve që po këta se bënë ndërsa këta e bënë, dhe zgjodhën këtë mënyrë heshtën fare, në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra ndakort në këtë takim që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojm të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur ëëë duke ëëë sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse ëëë do ta rishohim dhe njëherë e keshtu me rradhe, por kjo bën, ka bërë, bën dhe do bëjë që shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë më erdhën dy herë pse sma bëni, më kan ardhur në shtpi, prapa kësaj ëë të jeni të bindur që në shumicën në shumë raste qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi ëë që shtpija jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh, është…

…Millosheviçi ti thoj që të ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin, në rregull, se ka shtëpinë, të jeni të qartë, kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkitë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për skualifikim masiv që do të thotë janë rrangalla, plera, rrangalla, depo, magazina, ëëë kshu si quhen këto, garazhe shtesa anësore një katëshe plera që shkatërrojn qytetin brënda, do përgatisim një masë të madhe nga këto dhe në bllok këto ti skualifikojm në bashkëpunim me bashkitë që të lëm sa më pak këtë masën që nuk legalizohen dot që nuk legalizohen dot diku për shkak te nenit 35, diku në zonat që janë që përmbyten ça ti thuash atyre që nuk ë, që do tua skualifikoj, edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja ti thoja që të gjithë juve ditën e parë pas zgjedhjeve do jeni të legalizuar, edhe ikën ata u bënë me atë, natyrisht i intereson atij se ça është politika, ai thotë të shpëtoj shtëpinë…