Gjysmë kile kokainë brenda mikrovalës, arrestohet 37-vjeçari shqiptar

Ishin duke lëvizur me makinën e tyre ndërsa në xhep kishin lëndë narkotike të llojit kokainë. Kur karabinierët i ndaluan ata reaguan.

Për këtë arsye forcat e rendit vendosën ti kontrollonin. Në xhepin e njërit prej tyre u gjet një gram kokainë, ndërsa 15 të tjerë ishin fshehur brenda dhomës së dorezave të makinës, shkruajnë mediat italiane, raporton Ora News.

Në shtëpinë e 37-vjeçarit, karabinierët gjetën edhe gjysmë kilogram kokainë brenda furrës me mikrovalë. Ndërsa në një sirtar kuzhine kishte edhe 10 mijë euro cash.

Ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Burlas.