145 mijë vaksina të Pfizer për Shqipërinë nga BE, Rama: Gjithologët herë tjetër të mos gjykojnë

145 mijë doza janë siguruar nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon.

Lajmin e ka dhënë vetë Kryeministri në një postim në rrjetet sociale, teksaka falënderuar Komisionin Europian, Presidenten Von der Leyen, komisionarin Varheley dhe ambasadorin Soreca për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në këtë situatë të vështirë pandemi.

"Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon

Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t'i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistët gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia si kryeministër europian ndaj BE, në emër të popullit shqiptar

Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dëgjuan, respsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij popull."- shkruan Rama.