Sulmi në xhami ekstremizëm fetar? Rudolf Nikolla do të hetohet për terrorizëm
Drejtoria e anti-terrorit është përfshirë në hetimin e incidentit të ndodhur një ditë më parë në Xhaminë e “Dine Hoxhës” në Tiranë.
Dosja kaloi në këtë strukturë pas dyshimeve te ngritura se autori Rudolf Nikolla i cili plagosi me thikë 5 persona brenda xhamisë mund te jete nisur nga ekstremizmi fetar.
Burimet bëjnë më dije se autoritetet policorë kane konstatuar te 34 vjeçari shenja te përfshirjes së tij në rryma ekstremiste. Edhe gjatë marrjes në pyetje ai ka shprehur fraza radikale.
Po ashtu burimet thonë se në disa episode Rudolf Nikolla kryente veprime të pa kontrolluara si dhe nuk artikulonte mire fjalët.
Ndërkohë pritet që ai t'i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor për të pasur më të qartë gjendjen e tij mendore dhe shëndetësore. Po ashtu policia po këqyr kamerat e sigurisë të cilat u sekuestruan një ditë më pare.
Përmes këtij verifikimi plotësohet dinamika e ngjarjes nëse 34 vjeçari ka qenë i shoqëruar me persona të tjerë para momentit të sulmit me thike.
5 personat të cilët mbetën të lënduar nga sulmi i së hënës ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
4 prej tyre kanë lënë spitalin e ndërsa njëri vijon të jete i shtruar në spitalin e traumës. Ndërkohë Rudolf Nikolla pritet të dalë para trupës gjykuese ku dhe do të njihet me masën e arrestit.