Audioskandali i Lames/ Vasili: Qeveri maskarenjsh, zyrat e shtetit në zyra biznesi elektoral kriminal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagon pas publikimit të audioskandalit ku shfaqej drejtori i Kadastrës Artan Lame, i cili, në një mbledhje me dyer të mbledhura vë në lëvizje strukturat e tij në favor të PS, pas direktivave qe siç thotë ka marrë në takimin në kryeministri.

Sipas audios së publikuar Lame kërkon që qytetarët të mbahen pranë PS edhe duke i gënjyer me leje legalizimi.

Për Vasilin ky është një skandal gjigand nga një qeveri maskarenjsh që gënjejnë qytetarët me vetëdije.

Lexo edhe: Përgjimi i Lames / Meta: Pres nga Drejtësia të nisë menjëherë hetimet. Mos detyroni popullin t’ju arrestojë…

Petrit Vasili: Skandal gjigand! Qeveri maskarenjsh, ja si genjejne qytetaret me vetedije per legalizimet!

Degjojeni me veshet tuaj se si maskarenjte e rilindjes se Edi Rames me plan te qarte genjejne njerezit e thjeshte per legalizime qe nuk do tjua bejne kurre.

I mbajne qellimisht varur dhe i kthejne zyrat e shtetit ne zyra biznesi elektoral kriminal. Rilindja e ka shume te qarte qe jane dhjetra mijra legalizime qe nuk do ti beje kurre, por i genjen dhe i mban varur qytetaret hallexhinj qe tu marre voten.

Ne 25 prill te nxjerrim jashte nga zyrat keta mashtrues te pacipe te qytetareve te thjeshte!

Lexo edhe: Gazetari Artan Hoxha zbulon përgjimin e Artan Lames, si përdoren legalizimet për fushatën e PS-se