Shpërthen Ceferin: Kush luan në SuperLigë nuk shkon në Europian dhe Botëror
Sot duhej të ishte dita e prezantimit të formatit të ri të Champions League por konferenca nga Uefa u përqëndrua te Ceferin i cili nuk u kursye aspak për krijuesit e SuperLigës së re.
"Uefa dhe bota e futbollit janë të bashkuar kundër këtij propozimi të tmerrshëm që është paraqitur nga disa klube evropiane që ndjekin vetëm idenë e lakmisë për para. Bota e futbollit është e bashkuar, qeveritë e bashkuara, të gjitha të bashkuar kundër këtij projekti të pakuptimtë. Do të jemi të qartë dhe të prerë, Lojtarët që do të marrin pjesë në Superligë nuk do të luajnë në Kupën e Botës ose në Kampionatin Europian. Ata nuk do të jenë në gjendje të përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare" u shpreh numri 1 i Uefa-s.
Më pas Ceferin futet dhe në detaje ndaj atyre që ishin nismëtarët e SuperLigës.
"Uefa shpërndan 90% të të ardhurave duke i riinvestuar ato në futboll. Uefa nuk është thjesht çështje parash, Super League po. Ata janë interesa të një duzine, nuk do të doja t'i quaja ata si një duzinë e ndyrë. Parimi themelor nuk mund të ndryshojë, solidariteti është diçka e përjetshme. Por për disa njerëz solidariteti nuk ekziston, e vetmja gjë që ekziston është paraja në xhepat e tyre ", deklaroi ashpër presidenti i qeverisë europiane të futbollit.
Në fund Ceferin merret edhe persolisht me disa prej nismëtarëve si Agnelli dhe Woodward.
"Unë do të doja të falënderoja të gjithë familjen e futbollit, madje edhe klubet, përveç atyre 12 klubeve. Kjo ide është një pështymë në fytyrë e atyre që e duan futbollin. Ne nuk do t'i lëmë ata të na e marrin futbollin. Kam parë kaq shumë në jetën time, kam qenë një avokat penal, por kurrë nuk kam parë njerëz të tillë ... Woodward (Man Utd) më thirri të enjten e kaluar duke thënë se ishte i kënaqur me reformat dhe se ai mbështeste ata, ai thjesht donte të fliste për fair play financiar. Në fakt, ai tashmë kishte nënshkruar një projekt tjetër. Nuk do të flas shumë për Andrea Agnelli: zhgënjimi më i madh nga të gjithë. Asnjëherë nuk pashë një person që mund të gënjejë kështu pa pushim. Kam biseduar me të, të Shtunën pasdite, ai më tha se ishin vetëm thashetheme dhe të mos shqetësohesha dhe se do të më telefononte pas një ore. Ai e fiku telefonin ...Të nesërmen bëri njoftimin për krijimin e SuperLigës".
Ndërkohë lidhur me formatin e ri të Ligës së Kampionëve që nis nga 2024, numri i skuadrave do të rritet ne 36 dhe do të ketë edhe ftesa speciale për skuadra elitare.