Videoja e plagosjes në zyrën e PD në Kavajë, i plagosuri mbahet nga krahët autori ikën me Range Rover të zi, 3 në kërkim

Zyra elektorale e PD-së në lagjen nr.4 në Kavajë u bë arenë e të shtënave me armë pasditen e të hënës, (Ora 19:00) 19 prill 2021.

Autor i incidentit të parë serioz në këtë fushatë elektorale është shtetasi Ndriçim Jonuzi, i cili njihet edhe me emrin Ndriçim Tahiri.

Ai ka qëlluar me pistoletë brenda ambientit të fushatës së PD duke plagosur në këmbë anëtarin e shtabit demokrat Bledar Okshtuni.

Plagosi 27-vjeçarin te zyrat e PD-së, flet nga arratia Ndriçim Jonuzi: Nuk jam krenar për atë që kam bërë, Zoti më faltë


Ora 09:00 Tre në kërkim

Ora 00: 51( 20 prill)/ Meta viziton të plagosurin në spital: Provokim nga shtabi i Rilindjes për të frikësuar opozitën

Videoja e pare nga vendngjarja

Ora News solli videon e momentit kur i plagosuri shoqërohet nga miqtë e tij drejt spitalit.
Në pamje dallohet Ndricim Jonuzi i njohur ndryshe me mbiemrin Tahiri.

Po ashtu pamjet kanë fiksuar momentin kur ky i fundit hipën ne makinën Range Rover te zi dhe në brez mban armën e krimit.

https://youtu.be/LH-cEZjgmAE


Tre ne kerkim
Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim 3 persona. Bëhet fjalë per Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Markel Shtyllën, drejtor I policisë bashkiake dhe Dorian Troplinin.

Ndricim Jonuzi (Alis Tahiri) është person më precedentë në fushën e krimit kundër jetës në një vend të Bashkimit Europian.

Të tre personat e shpallur në kërkim rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim.


Ora 20:43/ Ngjarja në Kavajë, Basha: Atentat ndaj PD nga Rama që të dielën humbet

Kryetari i PD-së,  Lulzim Basha e cilësoi ngjarjen si dëshmi të frikës së Edi Ramës nga humbja, dhe si një përpjekje të regjimit për të frikësuar demokratët dhe qytetarët e Kavajës

"Kjo është pamja e diktatorit që po ikën nga pushteti. Një atentat kundër Partisë Demokratike, kundër Aleancës për Ndryshim nga një kryeministër që e di se të djelën ai humb. Kavaja do fitojë dhe njerëzit e tij me dhunën dhe aktet e atentatit, jo thjesht ndaj një aktivisti tonit, por ndaj demokracisë tregojnë se këtij regjimi i ka ardhur fundi," u shpreh Basha.

Detaje nga ngjarja në Kavajë/ Kush është “problematiku” që qëlloi në zyrën e PD

Plumba ndaj zyrës së PD, Duma: Autori ka marrë tendera nga bashkia e Kavajës

Kandidatja e PD në Kavajë, Grida Duma, e komentoi incidentin si një ngjarje qartësisht politike të provokuar nga njerëz që dihet se janë të PS.

"Rama e humbur toruan, e ka humbur vetëdijen, e ka humbur kontrollin mbi Shqipërinë prej 8 viteve, po humb kontrollin se po merr humbjen tani. Nuk do shkojmë kështu drejt fitores, do bëjmë gjithçka që të shkojmë në zgjedhje demokratike dhe të qeta, po padyshim kjo është një ngjarje e cila nuk kalon pa marrë masat dhe drejtësinë e merituar," tha Duma.

Reagimi i Presidentit

Presidenti Ilir Meta reagoi përmes zëdhënësit duke thënë se ndodhej në një iftar të planifikuar më herët në Elbasan por se do të nisej drejt Kavajës duke u bërë thirrje qytetarëve të mos provokohen nga incidenti.

Reagon Rama
Kryeministri Edi Rama në një reagim në Twitter e cilësoi ngjarjen të patolerueshme dhe kërkoi që autori të arrestohet sa më shpejt.

Sipas Ramës, politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja.

Kush eshte personi i shpallur ne kerkim
Personi i shpallur në kërkim për incidentin, rezulton me precedentë penalë pasi ka qenë i dënuar dhe i shpallur në kërkim për krime kundër jetës një prej vendeve anëtare të BE.

I plagosuri