BOOM - Banues në Fier prej 47 vitesh, papritur transferohet në Tiranë: Qeveria po na shpërngul sipas oreksit

Taulant Çuko ka lindur dhe jeton në Fier, por papritur ai kupton se është zhvendosur ne Tirane pa dijeninë e tij.

Duke u hasur me indiferencën e institucioneve dhe i mbetur pa rrugë zgjidhje 47-vjeçari iu drejtua emisionit Boom.

"Më kanë sjelle në Tiranë. Unë kam 47 vjet që jetoj ne Fier kush me solli këtu pa dijeninë time. Më thonë të gjendja civile në Fier që të kanë çuar grupet e punës. Kush janë këto? Si mund të transferohet një person pa dijeninë e tij?"

Ndërkohë, punonjësja e gjendjes civile thotë nuk ka mundësi që të mos të jetojë në Tiranë.

"Duhet të kesh një shtëpi. Këtu mund të ketë sjellë program i ministrisë. Është faji i sistemit. Por zhvendosjen mund ta kenë bërë dhe grupet e punës dhe regjistruesit." 

Nga ana tjetër, në gjendjen civile të Fierit shprehen se Çuko duhet të sjellë një certifikatë familjare e hipotekën e shtëpisë në mënyrë që të kthehet sërish në Fier.

"Zotëria të na sjellë certifikatën familjare dhe hipotekën e shtëpisë e ne do e kthejmë përsëri në Fier. Ky nuk është rasti i parë dhe as i fundit." 

Edhe pse është dërguar si i regjistruar me banim në Tiranë, ky shtetas shprehet se nuk ka qenë asnjëherë banues në kryeqytet.