Prokuroria kërkon kthimin në burg të nipit të Spiro Kolekës, çon dosjen në Apel
Lirimi nga burgu i Gjergji Kolekës, nipit të ish-ministrit dhe anëtarit të Byrosë Komuniste, Spiro Koleka, ka sjellë reagimin e prokurorisë së Tiranës.
Prokurori i çështjes, që kërkoi në shkallë të parë caktimin e masës së “arrestit në burg” për Gjergj Kolekën, i është drejtuar me një ankim të veccantë Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Pikërisht në këtë ankim, prokurori i kërkon gjyqtarëve zëvedësimin e masës së sigurisë me garanci pasurore prej 10 milion lekë të vjetra dhe kthimin në burg të Gjolekës.
Apelimi tashmë është rregjistruar në sekretarinë gjyqësore dhe pritet që në ditët në vijim të shqyrtohet në gjykatë.
Gjergji Koleka, përveccse është nipi i ish-anëtarit të Byrosë Komuniste, Spiro Koleka, rezulton të jetë kushëri me kryeministrin aktual të vendit, Edi Rama. 33-vjeçari, Koleka u arrestua në 5 prill 2021 nga efektivët e policisë së Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, për akuzën e “përndjekjes” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentative.
Por pas dërgimit të ccështjes në gjykatë, Koleka është liruar sot nga gjykata e Tiranës. Vendimi është marë nga gjyqtari Arben Micko, i cili në seancën gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, ka vendosur të rrëzojë kërkesën e prokurorit të çështjes dhe të lirojë nga burgu, Gjergji Kolekën.
Kërkesa e prokurorit, u refuzua nga gjyqtari Arben Micko, i cili pranoi pretendimet e avokatëve mbrojtës, të Gjergji Kolekës, duke vendosur lirimin me tij nga qelia, kundrejt shumës prej 10 milion lekë të vjetra si garanci pasurore.
Pas këtij vendimi 33-vjeçari Koleka ka lënë ambjentet e komisariatit nr.1, duke u kthyer i lirë në banesën e tij. Koleka, u arrestua pak ditë më parë nga forcat e policisë, pasi ka dhunuar dhe më pas tentuar të përdhunojë një vajzë 32-vjeçare në zonën e pallateve 9-katëshe.
Hetimet për këtë person tashmë janë fokusuar në dy akuza, por sipas burimeve të policisë për këtë ngjarje janë administruar video dhe prova të tjera materiale, që tregojnë përndjekjen dhe dhunën e ushtruar nga 33-vjeccari Koleka.
Më parë vajza, kishte arritur të merrte një urdhër mbrojtje nga gjykata e Tiranës, e cila detyronte Gjergji Kolekën ti qëndronte larg dhe të mos e shqetësonte vajzën.