Nis vaksinimi i operatorëve turistikë, Rama tregon dhe dy kategoritë e tjera që pritet të vaksinohen
Sot ka nisur vaksinimi i operatorëve turistikë në të gjithë vendin.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, teksa ka inspektuar nga afër këtë proces në Durrës.
Ai ka thënë se do të vaksinohet punonjësit e hoteleve, fillimisht ato të të hoteleve që janë në bregdet.
“Sot duhet të informohen edhe të tjerët qeveria është gati që të vaksinojë të gjitë personelin e strukturave hoteliere, të bregdetit si fillim. Janë ato që do të kenë dhe masën më të madhe të turizmit që do të presim. Japim garanci për turistët që do të vijnë dhe të gjejnë hotele covid-free. Të gjithë të aplikojnë në Ministrinë e Turizmit ne.”, tha Rama.
Po ashtu ai bëri me dije se pas punonjësve të hotelerisë vaksinën do e marrin edhe punonjësit e fasonerisë dhe transportuesit e udhëtarëve.
“Dy kategori të tjera janë punonjësit e fabrikave dhe një kategori tjetër janë transportuesit e udhëtarëve. Janë në një zonë risku të konsiderueshme. Më drejtorinë e Transportit Rrugor kemi nisur hartimin e listave për transportuesit e udhëtarëve në vend, që edhe ata të jenë të mbrojtur.”, pohoi ai.