Kanosi dy të rinj me sëpatë dhe u theu xhamin e makinës, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 32- në Kuçovë, pasi ka kanosur dy persona. Policia bën me dije se në pranga ka rënë M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.

Ky i fundit, sipas uniformave blu ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se këta dy të fundit eta dy ishin që ishin Elbasani mblidhnin hekura dhe thërrisnin me megafon. Ndërkohë 32 vjeçari, i ka dal përpara sepse nuk e duronte dot megafonin dhe i ka thyer xhamin e makinës

Arrestimi i tij u bë në fshatin Magjatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”.