"U jam mirënjohës patronazhistëve!"Rama mbron "Spiunët" e votave, hesht për skandalin e të dhënave

Debati i nisur prej mëse një jave për patronazhistët e Partisë Socialiste, por dhe hetimi i nisur nga SPAK duket se ka shqetësuar jo pak dhe kryeministrin Edi Rama.

Në Durrës ku, mesditën e sotme, takoi të rinjtë që votojnë për herë të parë ai e konsideroi deformim të fjalës sjelljen në media

Edi Rama: “Sot kanë zbuluar fjalën patronazhist e sjellin vërdallë e vërdallë duke e deformuar pasi ata nuk e dinë se PS është një familje ku të angazhuarit brenda familjes punojnë vullnetarisht pas pune pas shkolle duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi, për të pasur në komunikim sa më të drejtë me njerëz të zakonshëm të këtij vendi, qytet më qytet, fshat më fshat, lagje më lagje e derë më derë sepse beteja e përditshme e PS-së është beteja për të fituar mëndjet dhe zemrat e njerëzve.”

"U jam mirënjohës ju, të gjithë patronazhistëve dhe socialistëve të Shqipërisë” tha ndër të tjera Rama.

Pas dy refuzimeve që Basha i bëri kërkesës për bashkëqeverisje, Rama hoqi dorë nga ftesa, por nuk harroi sulmin

Edi Rama: Arriti të ngrejë peshë dhjetra mijëra njerëz duke iu afruar një rrugë qorre Dum babën e duke ia bërë jetën fushore. Mjafton hajde, mblidhemi ik e fusha na pret.

Prej ditësh Rama nuk ka sulmuar opozitën për takime me pjesëmarrje masive, por këtë herë në Durrës numri i të rinjve nuk ishte i pakët.

Ndërsa Rama e interpreton ndryshe programin e PD ku nuk mungoi as humori.

Edi Rama: Keni dëgjuar Lulin, ai thotë nuk do të paguani asnjë lekë. E sheh gocën të mërzitur, Luli u thotë martohu me çunin se lekët ua gjej unë, do ju jap lekët kalamanit.

Shigjetimet e Ramës nuk munguan as ndaj mbështetësve të opozitës që kërkojnë largimin e tij.

Shikoni videon poshte

https://youtu.be/npWmnBbGpko
https://youtu.be/oEIy62EmGxM