Kryemadhi nga Vlora: Nuk do i ndahem bajlozit të Rilindjes e as dyshes së balerinave Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është ndalur në Vlorë, aty ku prej ditësh ka nisur përplasja mes presidentit Meta që kërkon të mos blihet vota dhe përfaqësuesit të PD Damian Gjiknuri.
Duke prezantuar kandidatët, Kryemadhi theksoi se nuk do ti ndahet do t’i ndahet bandave të Rilindjes dhe të Astirit, që sipas drejtohen nga Edi Rama dhe Damian Gjiknuri.
Ajo ka thënë se Qendro nuk do të ketë mundësi të përdorë metodën e blerjes së votës në Vlorë.
Monika Kryemadhi: Ju jap fjalën se nuk do t’i ndahem bajlozit të rilindjes, që është në gramat e fundit, që shkatërroi çdo vlerë socialiste. S’do i ndahem as dyshes së balerinave, Damian Gjiknuri dhe Qendros. Jua bëjë të qartë se metodën e blerjes së votave kur Qendro ishte drejtor në bashkinë e Tiranës nuk e implementon dot në Vlorë sepse qytetarët nuk e shesin votën e tyre.”, tha Kryemadhi.
Lexo dhe: Kryemadhi për ftesën e Ramës: Nuk kam parë burrë që për një ditë t’i dërgojë ftesë 12 herë një burri tjetër
Gjatë fjalimit të tij, kryesuesi i listës së LSI në Vlorë, Luan Rama iu dha fund zërave për përplasje mes kandidatëve të këtij qarku duke thënë se nuk munden ti përçajnë dot.
Luan Rama: "Na kanë sulmuar, përgojuar, janë përpjekur të na sulmojnë e përçajnë por nuk do ia dalin se LSI nuk është parti emrash por zemrash."
Mandatet e LSI ne Vlore e Sarande
Më tej ajo ka thënë se në Sarandë LSI-ja do të jetë forcë e parë, ndërkohë në Vlorë forca e tyre politike do marrë 3 mandate.
Monika Kryemadhi: “Do i bëja thirrje socialistëve, që të votojnë kundër atyre që e tjetërsuan pushtetin e tyre, për të pasur çdo gjë dhe atë që është, vlerat e tyre. Ndaj do iu bëja thirrje socialistëve që të votojnë numrin 6. Të votojnë djemtë dhe vajzat e tyre, të votojnë Griseldën, pedagoge shumë e mirë. Sot më shumë se kurrë Vlora ka më shumë nevojë për gjakun e saj, për t’u ringritur në histori. Për të ringritur vlerat e saj. E dashur Liri, je një grua zonjë dhe gjyshe e mrekullueshme, ti dhe unë, kemi një detyrë shumë të rëndësishëm për fëmijët tanë dhe familjet tona.
Kemi detyre që mos të ndalemi asnjë sekondë. Të takojmë çdo njeri, të ndalemi në çdo derë, Ky është misioni ynë i vetëm për të ringritur vlerat tek të rinjtë tanë. Vetëm gjaku i tyre, energjia e tyre sjell ndryshim. Jam e bidnur se një nga sfidat më të realizueshme, është Saranda, ku LSI do të jetë forcë e parë. Pasi Taqo ka kapacitetin e tij, forcën e tij, por ka dhe një vajzë të re në krah. Po ta ndajnë vlonjatët mendjen mirë, jo tre mandate, por forcë e parë dalim, pasi Vlora ka vuajtur më shumë nga banda e Astirit.
Vlora mbetet një vatër e zjarrtë e këtyre zgjedhjeve si pasojë e ndodhive që e kanë shoqëruar gjatë periudhës elektorale.