Aksident i rëndë në Gjakovë/ 3 të vdekur, mes tyre gruaja nga Shqipëria
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës. Në këtë aksident për fat të keq kanë vdekur tre persona.
Ndërkohë, Komandati i Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija ka thënë se si pasojë e aksidentit kanë vdekur tre persona, dy prej tyre ishin kosovarë ndërsa personi tjetër ishte nga Shqipëria.
Viktimat e aksidentit janë Rokson Domgjonaj, Pjetër Ndrecaj si dhe bashkëshortja e tij nga Shqipëria, Blerina Meqaj.
Sipas tij, dyshohet se shkak i aksidentit ishte tejkalimi i shpejtësisë dhe mospërshtatja e kushteve të rrugës.
“Në mengjesin e hershëm ka ndodhur një aksident me pasoja fatale ku si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 3 persona. Deri të aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe mospërshtatjeve të kushteve të rrugës në një kthesë e cila është e ashpër në të majtë. Dhe si pasojë e kësaj drejtuesi e ka humbur kontrollin ndaj mjetit të tij dhe është përplasur në urë dhe kanë përfunduar në hendek”.
“Mjekët kanë ardhur në vendin e ngjarjes e kanë konstatuar vdekjen e personave, ku dy janë kosovarë dhe një person tjetër nga Shqipëria”, tha Sahatqija për "Syri Vision".