Nga Saranda në Tropojë turi "Rama ik!" Basha: Nuk ka ndryshim pa largimin e Ramës
Këtë të shtunë (17 prill) Basha e ka nisur fushatën nga Saranda, ku deklaroi se do të zhvillojë 9 takime, numër në të cilën PD renditet ne fletën e votimit. Fundjava e nisur nga jugu do të përfundojë në veri, në Tropojë.
Para sarandiotëve Basha refuzoi edhe një herë ftesën e Ramës për bashkëqeverisje
"Edhe ai e ka mësuar se më 25 prill ai do të humbë ndaj tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisë tonë, përgjigja jonë është Jo! Koha jote ka mbaruar. Për 8 vite nuk bërë asgjë."
Për Bashën shqipëria do të ketë zhvillim vetëm pas largimit të Ramës
“Edhe socialistët e kanë kuptuar se nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën”
Në takime kreu i PD i bëri thirrje të rinjve për të marrë pjesë në votime, sipas tij për të mbështetur demokracinë dhe për ti hapur rrugë integrimit në BE
Nga Saranda në Tropojë/ Lulzim Basha përshkon sot 9 qytete të Shqipërisë, ja simbolika
Teksa na ndajnë vetëm një javë na ndan nga zgjedhjet parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të vijuar fushatën e elektorale.
Kryedemokrati do të përshkojë sot nga mëngjesi deri në mbrëmje 9 qytete nga Jugu në Veri të vendit, po aq sa është numri i kësaj force politike në fletën e votimit.
Kryedemokrati do të vijojë rrugëtimin nga Saranda drejt Delvinës, Tepelenës, Levanit, Shijakut, Krujës, Kurbinit Mirëditës dhe finalizohet në Tropojë.
Kjo është hera e parë që një forcë politike zgjedh një menyrë të tillë për të finalizuar ditët e fundit të fushatës elektorale.
Burime nga selia e demokratëve bëjnë të ditur se turi i Bashës përfshin 9 ndalesa.
Udhëtimi “9 PËR NDRYSHIM” kalon nëpërmjet Sarandës, Delvinës, Tepelenës, Levanit, Shijakut, Krujës, Kurbinit Miredites dhe finalizohet në Tropoje.