Qindra simpatizanë presin Bashën në Tepelenë, kryedemokrati: T'i hapim radhët e bashkimit për ndryshim

Kryedemorkati Lulzim Basha, në turin e tij ditor është ndalur edhe në Tepelenë.

Në fjalën e tij u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë  numrin 9, sakaq ka thënë se sheh shpresë te kushdo që takon.

Basha foli edhe për Lumin Vjosa, duke thënë se lumi do të sjellë përfitime për banorët përmes turizmit.

"Turi ynë nuk ndalet këtu. Ditë pas dite deri më 25 prill derisa këtë energji ta kthejmë në votë për ndryshim, votë për numrin 9, votë për Tepelenën, votë për Labërinë. Shoh shpresë për ndryshim në sytë e kujtdo që takoj. Nënat e baballarët kërkojnë ndryshimin. Energjia jonë është pa kufij. Ti hapim radhët e bashkimit për ndryshim. Mos ia hapni për herë të tretë derën dështimit që s’bëri asgjë për 8 vite. Ja tek shtrihet Vjosa, perlat e mitologjisë dhe ky burim i pashtershëm uji duhet të kthehet në një burim pasurie, duke bërë të mundur që Tepelena të përfitojë nga turizmi dhe zhvillimi.”-tha Basha.