Fier/ Tentuan të vrasin 33-vjeçarin nga Tropoja, arrestohen 3 persona, 1 në kërkim
Zbardhet dhe dokumentohet vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Sulaj.
Policia bën me dije se në pranga janë vënë 3 nga autorët e përfshirë në këtë ngjarje kriminale, ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim.
Ora News, mëson se është arrestuar Kiri Mernica, 22 vjeç, Mirand Mernica, 48 vjeç, Liri Biçaku, 34 vjeç, ndërkohë është shpallur në kërkim Robert Mernica, 44 vjeç, të katërt banues në Fier.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Pashk Palnikaj, 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë dhe një pushkë.
Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë", "Armëmbajtje pa leje" dhe "Largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit".