Burri i vdiq në punë, shqiptarja kërkon drejtësi pas 13 vitesh: Humba dhe fëmijën

15 nëntori i vitit 2008 do të ishte tragjedi për familjen e shqiptare në Itali. Në këtë datë e cila do i mbyllte derën familjes shqiptare humbi jetën shqiptari Riza Strazimiriti 25 vjeç, që jetonte prej vitesh në Livorno të Italisë.

Sipas mediave të huaja, 25-vjeçari, i cili ishte i martuar me Dorina Danushin, së bashku prisnin një fëmijë, për fat të keq humbi jetën në vendin e punës.

Lajmi i trishtë, tronditi familjen dhe të afërmit, ndërkohë gruaja e tij nga dhimbja e madhe dështoi të lindte pasi humbi foshnjen 4 muajshe ndërsa ishte shtatzënë.

Edhe pse kanë kalaur pothuajse 13 vite, drejtësia për të riun ende nuk është vendosur akoma.

Për familjarët, vdekja e tij e parakohshme është vetëm nisja e një kalvari të gjatë vuajtjesh që do të pasohet me seancat në sallën e gjyqit.

Në korrik të vitit 2015, drejtësia italiane dënoi 4 persona përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë. Në fund vendoset edhe një dëmshpërblim për familjarët e viktimës prej 100 mijë eurosh. Por gruaja e tij thotë se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga këto para.

Por kur shkuam për të marrë pasuritë e të dënuarve nuk gjetëm asgjë”, tha Danushi. 

Danushi ka deklaruar se kompania që duhet të dëmshpërblejë familjen, zvarrit procedurat.

“Unë humba bashkëshortin dhe djalin, por nxjerrin gjithmonë justifikime. Të gjithë të mirë në mbajtjen e fjalimeve për sigurinë në punë, aq më pak kur bëhet fjalë për njohjen e përgjegjësive të tyre”, është shprehur ajo.

Vdekja e 25 -vjeçarit

Riza Strazimiri humbi jetën teksa po merrej me ngjitjen e disa paneleve shumë të rënda, një punë me rrezik të lartë që kërkon standarde të rrepta sigurie. Teksa lëvizte një prej tyre, Strazmiri ra nga lartësia prej 11 metrash. Gjendja e tij shëndetësore u duk menjëherë që ishte e rëndë. Pas arritjes së ambulancës, ai humbi jetën.