Trëndafila të kuq me numrin 6/ Monika Kryemadhi pritet me entuziazëm në Vlorë

Qindra sipmatizantë të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim kanë pritur ditën e sotme, kryetaren e kësaj partie Monika Kryemadhi në takimin elektoral përmbyllës në Vlorë.

Kryemadhi është pritur me flamuj dhe brohoritje, ndërkohë që  mbështetësit e saj kanë kënduar edhe Himnin Kombëtar.

Kryemadhi në takimin elektoral është së bashku me drejtuesit politik të qarkut Luan Rama si dhe kandidatëve për deputet për qarkun e Vlorë.