Zgjedhjet/ Kryemadhi: Vota për LSI është mbështetje për një parti vërtetë të majtë, nuk i harrojmë premtimet

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, thotë se vota për forcën e politike që ajo drejton është mbështetje për një parti vërtetë të majtë.

Teksa ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se LSI-së nuk i harron premtimet dhe nuk i braktis njerëzit.

"Vota për LSI është mbështetje për një parti vërtetë të majtë, që nuk i harron premtimet dhe nuk i braktis njerëzit, siç Rilindja ka bërë me gjirokastritët.

Këngën më të bukur Gjirokastrës do t'ja thurin të rinjtë dhe të rejat e saj, qytetarët e saj, me votën masive për ndryshim në 25 Prill, për nr. 6.

Fitorja po vjen dhe atmosfera e saj ndihet nga jugu në veri.'- shkruan ajo.