"JO! Nuk ka për të ndodhur bashkëqeverisja" Basha i çon mesazh Ramës edhe nga Delvina

Kryetari i PD-së Lulzim Basha iu përgjigj edhe një herë ftesës së kryeministrit Rama për bashkëqeverisje. Por këtë herë nga Delvina I rrethuar nga mbështetës demokratë.

"E la vendin tonë në errësisë, në varfëri dhe mjerim, mos ja hapni derën dështimit për herë të tretë, nuk ka kërcënim më të madh për Shqipërinë  që edhe katër vitet e ardhshme të jenë si 8 vitet e para. E ka kuptuar shpresën që është ndezur në zemrat e shqiptarëve. Ai e kupton se ne do të bëjmë realitet të gjitha premtimet tona. Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes sonë. Përgjigja ime nga Delvina është jo. Koha Edi Ramës ka mbaruar. Erdhi dita për ndryshimin, për shpresën."

Basha ftoi banorët e Delvinës të votojnë numrin 9 për të ardhur ndryshimi që duan.

"Ndryshimi nuk do të vijë pa larguar Edi Ramën. Le të bëhemi bashkë krah për krah, duke përfshirë qindra mijëra socialistë të ndershëm dhe t'u themi që ndryshimi do të na bashkojë. Qeveria e ardhshme do të jetë e njerëzve, të gjithë do të përfitojnë në arsim, ekonomi , shëndetësi dhe rritje pagash. Votoni numrin 9."

Edhe në Sarandë Basha u garantoi qytetarëve se nuk do të pranonte një bashkëqeverisje me Ramën e se ky i fundit e ndjente humbjen prandaj do të bëhej pjesë e qeverisjes së Aleancës për ndryshim.