Vjedhjet në Lezhë nuk po kursejnë as bletët, vidhen 11 koshere në Gryk Manati

Vjedhjet në rajonin e Lezhës, nuk po kursejnë as bletët.

Gjatë viteve të fundit fenomeni ka marrë përmësa të frikshme, ndërsa në asnjë rast nuk është arritur të identifikohen autorët.

Mbrëmjen e së enjtes u vodhen 11 koshere bletë brenda një parku në fshatin Gryk Manati të Lezhës.

Rasti është konstatuar nga poseduesi i tyre mëngjesin e së premtes dhe menjëherë ai ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.

Aranit Maku thotë se është rasti i dytë në harkun kohor të tre viteve që i ndodh një fenomen i tillë.

"Kam një park bletësh, prej 25 copësh këtu. Më kanë vjedh 11. Hera e dytë që mi vjedhin. Sot e konstatova që më kanë vjedh 11. Dyshime kemi, por kur nuk sheh kënd... Kur nuk e sheh atë tjetrin duke e marrë...", shprehet pronari.

Fenomeni i vjedhjes në Lezhë mbetet shqetësim, ndërsa zbardhja e ngjarjeve të tilla nga policia apo dhe parandalimi i tyre është në përmësa mjaft të ulëta.