Kritikon Bashën, Rama "ia fut" vetes, publikon pamjet nga takimi i tij elektoral pa masa anti-covid

Kryeministri Rama e ka kritikuar mjaft herë kreun e opozitës për mënyrën se si bën fushatë pa respektuar masat anti-covid, por duket se nga kjo "sëmundje" vuan edhe vetë kryeministri.

Ditën e djeshme ai ishte i pranishëm në Shkodër ku mbajti një takim elektoral dhe sikurse duket edhe nga pamjet e publikuar ditën e sotme nga vetë Rama, masat anticovid nuk janë respektuar aspak.

"Mirëmëngjes, nëse Shkodra do ndryshim, ja ku e ka ndryshimin! Ditë të mbarë" - shkruan Rama duke publikuar fjalën e kryesueses së listës së PS-së për qytetin verilindor, Edona Bilalit. 

Por përpos reshteve të para të ulur me distancë, pjesa tjetër e të pranishmëve kanë qenë të grumbulluar ngjitur me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, ditën e djeshme në rrjetet sociale qarkulloi një video ku FRESSH Librazhd kishte mbledhur një numër të madh të rinjsh në një lokal dhe po festonin, duke kërkuar që të mos dalin video e foto nga aktiviteti.

Po ashtu në takimet e shumë socialistëve vihet re që pas fikjes së kamerave, të pranishmit në takimet elektorale vazhdojnë me grumbullimin pas distancim.

Ndonëse numrat e infektimeve dhe vdekjeve në vendin tonë ka ardhur në ulje, partitë politike me takimet e tyre elektorale duke se janë më të shqetësuara për fushatën se sa për shëndetin e njerëzve.