Veliaj i quan gazetarët "qen",Ora dhe Ora News thirrje diplomatëve dhe organizatave ndërkombëtare të mbrojnë fjalën e lirë

Prej kohësh, Erion Veliaj vijon sulmet ndaj fjalës së lirë duke kërcënuar dhe shantazhuar gazetarët e Rtv Ora dhe Ora News, të cilët sjellin para ekranit të vërtetën e hidhur që hasen çdo ditë qytetarët, përtej fasadës së ofruar nga kryebashkiaku. Rtv Ora dhe Ora News i bën thirrje trupës diplomatike si edhe organizatave dhe shoqatave në mbrojtje të gazetarëve që të reagojnë dhe të dënojnë me forcë sulmet e Kryebashkiakut të Tiranës.

"E kthen median në një qen gjahu për kryetarin e Bashkisë".

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur sulme fizike dhe shantazhe publike ndaj gazetarëve që e përballin me fakte për keqqeverisjen dhe problematikat e kryeqytetit.

Gazetarët e Televizionit Ora prej muajsh ndodhen nën sulmet personale dhe nën shantazhe të Kryebashkiakut të Tiranës.

Radio Televizioni Ora dhe Ora News, të cilët janë përbetuar se do ti qëndrojnë vetëm të vërtetës me profesionalizëm i bëjnë thirrje trupit diplomatik, organizatave kombëtare e atyre ndërkombëtarëve si dhe Shoqatave në Mbrojtje të Gazetarëve që të reagojnë dhe të dënojnë me forcë sulmet e Kryebashkiakut të Tiranës.

Presionet dhe shantazhet e paprecedenta me etiketime të papranueshme e deri në dhunë fizike nuk janë thjesht një sulm kundër Grupit Mediatik Yldon por një tentativë e qartë për të goditur fjalën e lirë.

Tentativa e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe sulmet personale ndaj mediave për të fshehur abuzimet dhe mashtimet e tij i kushtojnë sot buxhetit të shtetit 110 milionë euro.

Ndaj është koha që sot të gjithë institucionet që janë ngritur dhe funksionojnë për lirinë e medias, duhet të reagojnë së paku për të garantuar profesionin e gazetarit mbështetur në kodin etik.