Rama nga Shkodra: Qyteti mbeti në dorën e Voltanës e ca tipave, t’i përplasësh bashkë s’ua nxjerr dot 1 gram trru
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2021, 19:04
Kryeministri Edi Rama, nga Shkodra ka sulmuar edhe Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, duke thënë se Shkodra ka mbetur në dorën e saj.
Në fjalën e tij Rama ka thënë se Ademi së bashku me disa të tjerë nuk kanë një gram tru.
“Historia nuk i mban mend deputetët e Shkodrës, mban mend Luigj Gurakuqin. Do të flasë për 30 vjet. Dhe do të thotë ‘si ka mundësi’ gjithë këto familje me tradita, gjithë ky komunitet që i tregonte shqiptarëve moden, pikturën, fotografinë. Mbeti tani në dorën e Voltanës dhe ca tipave që ta kapësh njerin, ta përplasësh mbas tjetrit dhe mos të nxjerrësh dot 1 gram tru.”- tha Rama.