Rama: Shkodrën e mban peng Enver Hoxha përmes PD. E shpallën Jozefinën tradhëtare, njësoj si Liri Belishovën
Kryeministri Edi Rama nga Shkodra tha se ky qytet është më i prapambeturi dhe sipas tij shkak për këtë është Partia Demokratike.
Në fjalën e tij ai ka thënë se Shkodra ka mbetur peng nga Enver Hoxha përmes Partisë Demokratike.
‘Më dhanë këtë bluzë, me parashikimin tim të rezultatit, por më kujtuan një shokun tim të kohës kur luaja basketboll, që ishte me i bukur, shumë më i bukur, më i shpejtë shumë më i shpejtë shumë më i talentuar se Sokol Kala. Dua nga këtu ta përshnes, është në Itali. Dua të përshëndes edhe disa të tjera, që ishin çunat më të bukur të Shkodrës. Ishte lirshëm fare që të flisje kundër diktaturës, kundër atyre që për fat të keq e mbajnë Shkodrën peng akoma, e kanë kthyer Shkodrën në viktimën e hakmarrjes së tyre.
Shkodra kurrë nuk e deshi diktaturën, gjithmonë diti ta ruante me shumë sakrificë, zjarrin e besimit, tek zoti, tek Shkodra tek liria. Po u them gjithë Shkodranëve një gjë si kjo dritë që unë shoh se PD e Shkodrës nuk është asgjë tjetër por fiks siç Enver Hoxha do të donte të ishte PD.
Shkodrën e mban peng Enver Hoxha nëpërmjet hijes së tij, me Partinë Demokratike.
Në fjalën e tij ai ka thënë se vetëm hija e Enver Hoxhës që sipas tij është PD, mund ta shpallte Jozifina Topallin tradhëtare, njësoj si Liri Belishova.
Vetëm hija e Enver Hoxhës mund ta shfaqte tradhtare Jozefina Topallin. Nuk është shoqja ime, nuk ka asnjë lidhje me atë që dua të shoh tek një grua që përfaqëson Shkodrën. Njësoj si Liri Belishova dikur. Iu martë e mira keni 30 vjet që luftoni komnizimin. Ça komunizmi luftoni ju, unë komunisti Saliu demokrati, ej a jeni në vete, a ju ka ik mendja. Kush është komunst ktu, Edona, Beçja, është komunist. Si ka mundësi që në këtë vend që nxorri Migjenin, Luigj Gurakuqin, mbiu fara e poshtër e totalitarizmit komunist, mu në trurin e tyre që morën flamurin e Partisë Demokratike. Këta që duan Shkodrën shumë, i kishin marrë të gjithë thesarët e marukësve dhe i kishin lënë në lagështirë, kush i shpëtoi ato thesare që janë krenari kombëtare, e krijuar nga një familje talentësh.
Për ta Shkodra nuk është traditë, por feud që e kanë marrë peng dhe flasin në emër të saj duke luftuar komunizimin.