Përmbyset furgoni, bllokohet superstrada Lezhë- Milot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2021, 18:02
Një furgon është përmbysur në superstradën Lezhë- Milot, pranë fshatit ishull- Lezhë.
Nga aksidenti fatmiresisht nuk ka persona të lënduar, por është bllokuar superstrada për disa minuta.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për largimin e mjetit nga rruga dhe vijimin e qarkullimit të mjeteve.