Kandidatja demokrate në Shkodër: Do të ndërtojmë "Rrugën e Dukagjinit" pas 25 prillit
Kandidatja për deputete në Qarkun e Shkodrës, Greta Bardeli, premtoi se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 25 Prillit, Qeveria do të ndërtojë “Rrugën e Dukagjinit”.
"Ta fillojmë një herë me rrugën, pastaj vjen shkolla, vjen qendra shëndetësore dhe gjithë shërbimet e tjera," tha Bardeli.
Sipas saj rruga e re do të shërbejë në kthimin e Alpeve në një pikë kyçe në zhvillimin e turizmit, duke lidhur 3 njësi administrative.
"Unë kërkoj vetëm të keni besim te programi i Partisë Demokratike, tek qeverisja e cila patjetër këtë herë do të jetë më shumë e vëmendshme për të kthyer ndryshimin e merituar krahinave tona," tha ajo.
Gjatë takimit banorët e zonës shprehën shqetësim për infrastrukturën e cila sipas tyre deri tani ka kushtëzuar jetesën dhe aktivitetin e biznesit duke u bërë pengesë edhe për zhvillimin e turizmit.