Hazizaj: Është shkelur ligji me daljen e të dhënave personale, komisioneri publik duhet të reagojë

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, juristi Sokol Hazizaj u shpreh se me daljen e të dhënave në databazën e PS-së është shkelje ligjore.

Hazizaj: Është shkelur mbrojtja e të dhënave dhe ligji për informimin publik, padyshim se edhe kodi Penal ka parashikuar 2 dispozita shumë të rëndësishme, si përhapja e sekreteve vetjake, por edhe shpërdorimi i detyrës nga organi të cilët i janë besua këto të dhëna.

Ne kemi edhe komisionerin publik për mbrojtjen e të dhënave i cili duhet të ishte shprehur. Është i njëjti institucion që para pak vitesh mundësoi që nga lejet e drejtimit të hiqej grupi i gjakut me objektin se prekej një e dhënë personale.