Yuri Kim bisedë me kreun e BERZH: Kemi investuar 1.5 miliardë € në Shqipëri, ju mbështesim fuqimisht

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë telefonike me drejtorin e ri të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Matteo Colangeli.

Në një postim që ka bërë në Twitter, Kim shkruan se në Shqipëri, BERZH ka investuar gjithsej 1.5 miliardë €, teksa thotë ndër të tjera se Amerika mbështet përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes dhe konkurencës në Shqipëri.

“Diskutim i mirë sot me M.Colangeli, drejtori i ri për B.Perëndimor i BERZH. SHBA janë aksioneri më i madh i BERZH, themeluar në 15/4/91 për të ndihmuar ish vendet komuniste në rindërtim.

Në Shqipëri, BERZH ka investuar gjithsej 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë€ në projekte aktuale. SHBA mbështesin fuqimisht përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes, konkurencës në Shqipëri, fuqizimin e zgjerimit të energjisë,  nxitjen e integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor,“-shkruan Kim.