"Shqipëria burim droge"/ Basha citon raportin e Europol: Rama dështoi në luftën kundër drogës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa i referohet një raporti të Europol, sipas të cilit Shqipëria mbetet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Evropian, dhe kërcënim për ekonominë dhe shoqërinë e Evropës.

Përmes një postimi në Instagram, Basha shprehet se, edhe pse e ka quajtur një histori suksesi betejën kundër drogës, raporti më i fundit i policisë europiane e hedh poshtë.

Lexo edhe: Raporti i Europol: Shqipëria burim droge, ngarkesat me kanabis transportohen përmes detit në Itali

Sipas Europolit, 40 për qind e rrjeteve kriminale aktive në BE merren me tregtimin e lëndëve narkotike.

Produkti ilegal më i përhapur mbetet kanabisi, që në rastin e Shqipërisë transportohet kryesisht me rrugë detare drejt Italisë.

60 për qind e krimit të organizuar e kryen aktivitetin duke përdorur dhunën dhe po aq, korrupsionin, ryshfetin e thjeshtë deri te skemat e sofistikuara miliona-dollarëshe.

Catherine De Bolle, drejtueses së Europolit, tha se raporti i vitit 2021 tregon se të dy këta indikatorë po vijnë duke u përkeqësuar.