Kanabis dhe heroinë me vete, dy të arrestuar në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2021, 08:52
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilëve, gjatë një kontrolli në fizik në kohë dhe vende të ndryshme, iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit kanabis dhe heroinë.
"E. F., 37 vjeç dhe E. D., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme, shtetasit E. F, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ndërsa shtetasit E. D., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.", njofton Policia.