Nebiaj: Rama bullist dhe arrogant, në çdo debat ofendon e komplekson individët që ka përballë

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Oriela Nebiaj u shpreh se Rama është bullist dhe arrogant, në çdo debat ofendon dhe komplekson individët që ka përballë.

Nebiaj: Kryeministri në fuqi edhe për pak kohë, është i keq sidomos për mënyrën dhe arrogancën se si i është drejtuar jo vetëm grave, por edhe të gjithë qytetarëve. Këtë e ka shprehur jo vetëm si demagog, por edhe në vendimet që ka ndërmarrë.

Nuk mendoj se do të ketë trysni dhe presion në raport me të, sepse në këtë fushatë e kam parë nën presion. Në fakt Rama më shumë se sa për të qeshur të bën për të qarë. Ai është bullist dhe arrogant, në çdo debat ofendon dhe komplekson individët që ka përballë.