Sfidojnë kufizimet me futboll, krijohet në Lezhë ekipi i të Amputuarve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2021, 19:15
Kanë sfiduar kufizimet dhe janë bërë pjesë e sportit.
Në Lezhë është krijuar ekipi i futbollit i të Amputuarve.
Ndeshjen e parë simbolike e zhvilluan me ekipin e Tiranës, skuadër e krijuar dy vite më herët.
Nismëtarët tregojnë se nuk ka qenë e lehtë për ti bindur këta të rinj të sfidojnë realitetin ku jetojnë.
Por tashmë synimi është ngritja e një ekipi kombëtar dhe pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.
Përfshirja sociale mbetet ndër sfidat e mëdha për personat me aftësi të kufizuara që në përditshmërinë e tyre përballen me mungesa dhe kufizime nga të më të ndryshmet.