“Ku je o burrë shteti, o mret”, Basha pritet me entuziazëm në Elbasan: Ora e ndryshimit po afron
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2021, 17:37
Kryedemokrati Basha është pritur në qytetin e Elbasanit me thirrje dhe brohoritje nga mbështetësit e shumtë që e shoqëronin.
Qytetarët kanë mbushur bulevardin me thirrjet "Rama ik" dhe "Basha kryeministër."
Lexo edhe: Orientimi i votës për Elbasanin: PS 47%, PD-AN 40%, LSI 9% dhe Nisma Thurje 1.5%
"Lulzim Basha, ku je o burrë shteti, hajde mret, mbret," ishin disa nga thirrjet e qytetarëve për liderin demokrat.
“Do të jem sot për të diskutuar me përfaqësuesit e arsimit shqiptar një plan, reformën e thellë arsimore, nuk ka vend më të përshtatshëm. Elbasani i dijes dhe kulturës. 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi. Ora e ndryshimit po afron, fitore” tha Basha në fjalën e tij.