Rama thyen heshtjen dhe lëshon gjuhën për gjyqin 110 mln euro: Bechetti, Iliri dhe Saliu do marrin atë që nuk hahet

Edhe pse qeveria shqiptare ka dështuar në arenën e drejtësisë ndërkombëtare kundër sipërmarrësit Francesco Becchetti, kryeministri Edi Rama kërkon të bindë qytetarët se shteti nuk do të paguajë asnjë monedhë. Dhe për të mbuluar këtë çështje, shefi i mazhorancës hedh akuzat ndaj 2 armiqve, siç i quan ai, presidentit Meta dhe ish-kryeministrit Berisha.

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë publikisht për humbjen e gjyqit 110 milion euro me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti.

Gjatë takimit elektoral në Tepelenë, Rama pranoi humbjen e gjyqit por me një gjuhë aspak të përshtashme për biznesmenin italian, presidentin dhe ish-kryeministrin Berisha u përpoq që të bindë shqiptarët se nuk do të marrë asnjë lekë nga Shqipëria.

Rama: Dy njerëzit më të gëzuar për një gjyq që e humbëm pasi fituam 3 të tjerë ishin po këta Ilir Meta e Sali Berisha, gëzim i neveritshëm dhe përpjekje po kaq e neveritshme për të motivuar ata që janë ndjekësit e tyre me sytë e veshët top po mendjen tapë nga dokrrat broçkullat dhe helmi i tyre duke arritur të shpërndajnë dhe trakte lart e poshtë natën nëpër Tiranë se tani shqiptarët do të paguajnë gjobë 110 milionë.   

Ai marifetçiu bashkë me Ilirn e Saliun do të të marrë atë që nuk thuhet dhe nuk hahet, që mbetet por nuk hahet. Asgjë tjetër nuk kanë për të marrë nga xhepi i shqiptarëe sepse lufta kundër marifetçiut vazhdon dhe nuk kemi për ta lejuar të fusë duart në xhepin e shqiptarëve.

Lexo edhe-Bechetti fiton 110 milionë euro, Shqipëria humb gjyqin për mbylljen e televizionit në 2015