Rakacolli: Të shqetësuar për grumbullimet në fushatë, të zbatohen masat se mund të rriten infeksionet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2021, 17:32
Në një dalje për mediat, kryetarja e Komiteti Teknik i Ekspertëve Mira Rakacolli shprehu shqetësimet e saja lidhur me grumbullimet në fushatën elektorale.
Ajo u bëri apel subjekteve politike që takimet elektorale të bëhen në zbatim të rregullave pasi mund të çojnë në rritje të infektimeve.
Rakacolli: Jemi të shqetësuar sepse grumbullimet e vërejtura nga subjektet politike do të çojë në rritje të numrit të infeksioneve në të ardhmen dhe po ashtu dhe fatalitete. Bëjmë apel subjekteve politike që takimet elektorale të bëhen në zbatim të rregullave. Vetëm kështu do të mund ta kontrollojmë situatën që këto ndërlikime të mos bëhen shkak për humbje jete.