BOOM - Bashkia Tiranë asfalt elektoral në fshatin Shesh, pa kanalizime, ankohet banorët

Boom para disa kohësh transmetoi një kronikë në fshatin Shesh pjesë e listës së 100 fshatrave turistikë.

Mungesa e investimeve në këtë fashat ishte e evidentueshme.

Boom shkon përsëri në pjesën e poshtme të fshatit pasi një telefonatë mbërriti në redaksi.

Një banor i këtij fshati u shpreh se është bërë rruga, por vetëm në fillim të fshatit.

"U tha se do bëhej 3 km rrugë, por mesa e kanë matur me makinë diku te dy km rrugë.  Ata nuk e vazhduan më tutje sepse duhen bërë barriera në dy vende pasi ka rrëshqitje dherash. Rruga u realizua duke lënë jashtë 12, 13 familje të cilat ndodhen në pjesën sipër. Nuk kemi pasur transparencë të projektit. Kam shkuar te njësia bashkiake në Ndroq e më ka thënë s'dua ta bëj. pak km më tutje janë varrezat e fshatit shesh. Dhe kur bie shi nuk shkohet aty mbase me fuoristradë."

Banorët ankohen se rruga është bërë pa bërë kanalizimet.

"Banjot janë sheshit. Te shtëpia ime nuk hyn e nuk del dot."

"Më mirë të bënin kanalizime mos marrim ndonjë epidemi sesa bënë rrugën. 100 herë e kemi kërkuar."

"U bë rruga po jo kanalizime. Unë për vete kam gropë septike, por më kalojnë banjot e të tjerëve pranë shtëpisë."

Në gjendje të mjeruar shafqet edhe rruga e varrezave  për të cilën banorët shqprehen se duhet rregulluar.

"Nuk pranojnë të vijnë makinat e funeraleve, se u prish makina herën e kaluar. E duam si rrugë."

"Kërkojmë vetëm rrugë kanalizime trotuar jo lëmoshë. Jemi pjesë e Bashkisë Tiranë. Ndërkohë paguajmë taksa dhe asgjë. Paguajmë taksë gjelbërimi, që e  kemi nga natyra s'na e ka dhënë Lali Eri, Lali pleri. Disa lopata asfalt pa asnjë lloj transparence. Ujërat e zeza janë në sipërfaqe të rrugës."

"Ka pasur rrëshqitje dherash dhe rruga ka qenë e bllokuar për një mur mbajtës e kanë lënë. Ka qenë dy javë e bllokuar dhe 12 familje kanë ngel sipër."

Ndërkohë banorët e fshatit e kanë zhbllokuar rrugën me lopata, pasi sipas tyre makinat i lënë poshtë fshatit.

Një banor tregon që ka pasur një rast që ka humbur jetën dikush dhe nuk e kanë varrosur dot në varrezat e fshatit , por në varrezat e një fshati tjetër për shkak të rrugës dhe binte shi.

"Ka pas raste që e kemi transportuar me zetor me rimorkio xhenazen."