OSBE/ODIHR zhvillon takim në zyrën pa drita të FRD-së me Sali Shehun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2021, 17:44
Edhe pse pa energji elektrike, kjo nuk i ka penguar përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve të ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit që të takohen sot me kreun e Frymës së Re Demokratike, Saliu Shehu në ambientet e kësaj partie.
Zyrat e FRD-së, pas përplasjes më policinë bashkiake janë prej gati një muaji Bashkia e Tiranës ka ndërprerë energjinë elektrike.
Mësohet se Sali Shehu ka informuar vëzhguesit e ODIHR se selia e Frymës së Re Demokratike është pa energji elektrike qe nga data 12 mars.
Pas nënshkrimit të koalicionit me Partinë Demokratike dhe largimit të Bamir Topit, zyrat e FRD-së u mësynë nga policia bashkiake, ku më pas u shfaq edhe presidenti Ilir Meta, me të cilin patën ehde një konfrontim.