Prangoset një tjetër pjesëtar i grupit që mashtronte online me dhurimet për fëmijët e sëmurë

Një tjetër person ka rënë në pranga në kuadër të operacione për kapjen e personave që kryejnë mashtrim kompjuterik.

Arsen Memaj, 34 vjeç, është prangosur nga policia e Tiranës në operacion e koduar "Kameleonët 2”, shtetas i cili ishte në kërkim.

Arsen Memaj, 34 vjeç, është i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. 

"Disa ditë më parë është vënë në pranga shtetasja A. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila në bashkëpunim me këtë shtetas dhe shtetasin S. N., 37 vjeç, i cili është ende në kërkim, kanë kryer veprime për ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik, me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë." - bën me dije policia.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike u bën thirrje të gjithë shtetasve që kanë dyshime të arsyeshme për funksionimin e skemave të tilla të na vënë në dijeni në adresën e postës elektronike [email protected] dhe në numrin e telefonit 0694155552, po ashtu dhe në aplikacionet e komunikimit si ËhatsApp, Viber etj.

Lexo edhe: Arrestohen “Kameleonët” akuzohen se morën qindra transaksione që shqiptarët dhuruan për fëmijët e sëmurë