Komiteti i Ekspertëve: Masat anti-covid nuk ndryshojnë

Masat e deritanishme anti-Covid nuk ndryshojnë.

Kështu është shprehur Zv. Ministrja Mira Rakacolli e cila u shpreh se masat aktuale do të ngelin ashtu sikurse kanë qenë këto ditë, pa asnjë ndryshim.

Rakacolli: Duke parë këtë përmirësim të lehtë të situatës, pavarësisht se kemi akoma numra shqetësues, ne mendojmë se masat e komitetit kanë qenë efikase dhe ky rezultat ka ardhur si pasojë i zbatimit të masave. Një nga arritjet më të mëdha këto kohë ka qenë procesi i vaksinimit. Ne kemi zënë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit këto 10 ditët e fundit. Kjo falë punës dhe gjetjes së një sasie të madhe vaksinash si dhe organizimit perfekt të procesit të vaksinimit.

Masat mendohet që të ngelin ashtu sikurse kanë qenë më parë dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim. Dalja deri në orës 20:00 deri në 6 të mëngjesit me përjashtim të atyre që kanë raste shëndetësore. Do të kemi vazhdimësi të mësimit online të universiteteve dhe të shkollave të mesme me përjashtim të maturave.  Fluturimet me Britaninë edhe për këtë 2 javësh mbeten të pezulluara. Vazhdon dhe urdhri për të mos lejuar grumbullime me më shumë se 10 veta

Në një dalje për mediat e Komitetit Ekspert Teknik publikoi shifrat dhe gjetjet e ditëve të fundit në raport me pandeminë në vendin tonë.

https://youtu.be/oV5BRxi1WEo