Varane me Covid, Real Madrid merr goditje para Liverpoolit
Pa kapitenin Sergio Ramos, Real Madrid merr një lajm shumë të keq pas testeve rutinë të zhvilluara 24-orë më parë sipas protokollit anti-covid. Klubi spanjoll njoftoi se Raphael Varane ka rezultuar pozitiv duke humbur kështu përballjen e parë çerekfinale ndaj Liverpool këtë mbrëmje në Champions League.
Për Zidane shtohen problemet kështu pasi prej kohësh ndihet mungesa e Ramos për shkak të problemeve fizike ndërsa tani nuk do të ketë as mbrojtësin francez.
Jo vetëm kaq sepse Varane është izoluar dhe sipas protokollit të paktën do të qëndrojë 2 javë larg çdo aktiviteti sportiv çka do të thotë që për Real Madridin nuk do të jetë në fushë as në “El Clasicon” ndaj Barcelonës. Sfida do të jetë shumë deçizive për fatin e titullit teksa 3 skuadra po luftojnë për titullin dhe ndahen nga vetëm 3 pikë.