Diakhaby thyen heshtjen, zbulon frazat raciste të Cala

Mouctar Diakhaby zbulon të vërtetat e mbrëmjes në ndeshjen Cadiz-Valencia e cila u ndërpre për fraza dyshuese raciste ndaj tij nga lojtari kundërshtar Juan Cala. Dhe në fakt sipas mbrojtësit, ka patur racizëm ndaj tij dhe përmes një videoje në faqen e tij zyrtare në Twitter ka shpjeguar çfarë ndodhi duke veçuar fjalët “Zezaku i mutit” të nxjerra ndaj tij.

“"Unë dua të flas për atë që ndodhi në Cádiz të Dielën. Sot unë jam më i qetë dhe dua të flas. Në Cadiz të Dielën ndodhi diçka e rëndë ku një lojtar më fyeu. Fjalët janë:" Zezak i Mutit ". Të gjithë keni parë reagimet e mia. Kjo nuk mund të ndodhë në jetën normale ose në futboll, i cili është një sport respekti dhe I tillë duhet të mbetet," tha Diakhaby në reagimin e tij.

https://twitter.com/i/status/1379371634017112066

Mbrojtësi francez në video-mesazhin e tij falenderon tifozët dhe shumë klube apo lojtarë që e kanë mbështetur teksa theksoi se pret që Liga e Futbollit të veprojë dhe të marrë masa që gjëra të tilla të mos ndodhin. Në fund ai veçoi Valencian, drejtuesit dhe skuadrën që reaguan menjëherë sapo kuptuan ngjarjen e shëmtuar që ndodhi.

Kujtojmë që Liga e Futbollit spanjoll ka nisur një hetim ndaj Juan Cala të Cadiz dhe pritet që argjentinasi ta pësojë rëndë për frazat e tij të patolerueshme ndaj futbollistit francez.