U ekzekutua me armë zjarri, Pllanaj ishte në kërkim të policisë, gjykata i sekuestroi dhe pasurinë
Bardhok Pllanaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Shkodër, në dhjetor i ka shkuar formulari i vetëdeklarimit të pasurisë. Në 2018-n, vu në prangat e policisë për shkak se kishte ndërtuar një pallat 10-katësh, pa leje, në lagjen Dobraç, me vlerë rreth 2 milionë euro, që në atë kohë u vu nën sekuestro.
Më 2 shkurt të 2019 me urdhër Prokurorie, Pllanajt iu sekuestruan 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në lagjen “Dobraç” të Shkodrës .
Lexo edhe: Atentat në Shkodër, vritet në makinë Bardhok Pllani, FNSH rrethon Dobraçin
Pllanaj ndodhej në kërkim nga policia pasi në dhjetor të vitit të shkuar dyshohej si një nga autorët e të shtënave me armë drejt banesës dhe lokalit të një polici të shqiponjave. Ai qëlloi me breshëri arme në drejtim të lokalit, që ishte në pronësi të efektivi të forcave “Shqiponja” Albert Pjetri.
Bardhok Pllanaj i ekzekutuar mbrëmejn e sotme njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.
