Atentat në Shkodër/ Vritet në makinë Bardhok Pllanaj, "Kumbari i Shkodrës"
Personazhi i njohur si “Kumbari i Shkodrës” Bardhok Pllanaj u ekzekutua në një atentat të pamëshirshëm mbrëmjen e të dielës, 4 prill 2021.
Më shumë se 100 plumba janë derdhur drejt automjetit të tij ndërsa të paktën 30 predha e kanë goditur viktimën në trup. Pista kryesore e hetimit është ajo për konflikte droge. Autorët me të paktën dy armë e ndoqën viktimën të paktën 150 metra duke mos i ndaluar të shtënat dhe më pas dogjën automjetin e përdorur në krim.
Shkoder - Mbi 100 plumba janë derdhur mbi makinën e Bardhok Pllanajt, ku rreth 30 prej tyre kanë zënë në trup të ashtuquajturin "Kumbari i Shkodrës" në atentatin tipike mafioz ku 46-vjeçari mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës, 4 prill 2021.
Viktima sipas burimeve ka marrë disa goditje fatale në kokë dhe gjoks të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima sipas burimeve ka marrë disa goditje fatale në kokë dhe gjoks të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme
Rindërtimi i dinamikës së ngjarjes nga ekspertët ka nxjerrë në pah se krimi ka qenë i mirë organizuar dhe ngre dyshime se vrasësit janë profesionistë të paguar.
Dy ekzekutoret
Të paktën dy kanë pasur rolin e ekzekutorit.
Ata kanë qëlluar ndaj Bardhok Pllanajt teksa Ai ishte në lëvizje me makinën e tij përrreth 150 metra dhe më pas kur mjeti i tij u përplas me një biznes, janë siguruar që 46 vjeçari nuk kishte asnjë mundësi shpëtimi duke qëlluar sërish.
Autorët janë larguar me shpejtësi duke përdorur një rrugicë dhe jo shumë larg vendit të ngjarjes ata kanë djegur makinën me targa italiane, brenda të cilës u gjetën edhe dy armët që dyshohet se u përdorën për vrasjen.
Nga aty autorët kanë humbur gjurmët, dhe kontrollet e policisë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që zbarkuan në Shkodër nuk kanë arritur të bien në gjurmët.
Grupi hetimor pritet të marrë në pyetje familjarët e 46 vjecarit për të orientuar hetimet, pasi ende nuk ka një pistë konkrete, por dyshime që mund të lidhet me veprimtarine dhe të shkuarën e tij.
Kush eshte Bardhok Pllanaj
Bardhok Pllanaj, është një personazh i njohur për drejtësinë në Shkodër dhe grupet kriminale, sic tregon edhe nofka Kumbar, ndërsa ekzekutimi i tij ka frikë se mund hapë një valë krimesh të tjera.
46 vjeçari ka qenë i arrestuar disa herë dhe i akuzuar për lidhje me trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe ndërtim pa leje.
Emri i tij i bë i njohur sidomos pas një tentative për trafikun e 700 kg drogë nga Viluni drejt Italisë, ngjarje që mori përmasa mediatike për shkak të dyshimeve se Pllanaj i shpëtoi policisë duke lëvizur në automjetin e deputetit të kohës Mark Frroku.
Për veprimtarinë e dyshuar kriminale, Operacioni FORCA E LIGJIT i kishte kërkuar deklarimin e pasurisë. Iu sekuestruan 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në lagjen “Dobraç” të Shkodrës .
Bardhok Pllanaj ishte në kërkim për sulmin ndaj lokalit të një efektivi polici, por sic tregoi atentati që i mori jetën Ai vazhdonte të lëvizte në mes të Shkodrës.
Njoftimi i policisë i 4 prillit 2021
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.
Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.
Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër
Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(Lajmi u perditesua)